Pesë profesorë të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ janë deklaruar lidhur me akuzat për plagjiat në punimet e tyre shkencore
Më 21 shtator organizata ‘ADMOVERE’ kishte publikuar një raport rreth stafit akademik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku mes tjerash kishte përfshirë edhe një kapitull të titulluar “Plagjiaturat e stafit akademik”, në të cilin përmendeshin emrat e 16 profesorëve që kanë qenë ose janë pjesë e stafit akademik që sipas tyre janë të përfshirë në skandale të plagjiaturës dhe nuk janë ndëshkuar asnjëherë për këtë shkelje akademike.
Kallxo.com ka arritur të kontaktojë me disa prej këtyre profesorëve të cilët vazhdojnë ta mohojnë se kanë kryer plagjiaturë në punimet e tyre.
E për këtë çështje, pavarësisht se gazeta ka provuar të kontaktojë me Rektoratin e UP-së, ata nuk kanë kthyer përgjigje rreth këtij raporti dhe profesorëve që kanë qenë dhe janë të punësuar në UP.
Profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Arsim Morina tha se për të shkruar një libër duhet marrë prej literaturës së mëhershme, madje sipas tij, në një libër kapitujt mund të shkruhen nga autorë të ndryshëm.
“Nuk di person në botë që nuk shërbehet me literaturë të huaj, kurse sa i përket bashkëshortes sime ajo e ka kapitullin prej anestezisë, vetë që e ka shkruar, jo unë që ia kam marrë asaj, por në një libër një kapitull mund ta shkruajë një person tjetër. Është i cituar emri në libër shkruan kapitulli Qamile Morina. Çdo kund mund të merren fjali.”, ka thënë Morina.
Sipas këtij profesori, libri nuk i ka shërbyer për avancim sepse thotë se ishte zgjedhur si profesor i rregullt para se të botohet ai.
Anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Beqir Sadikaj, i cili është edhe profesor në Fakultetin Juridik, mohoi raportin i cili thotë se ai kishte kopjuar në tërësi librin e përkthyer në serbisht nga autori Georges Gurvitch i titulluar “Sociologjia Juridike”.
“Jo, gabim e ki krejt”, tha Sadikaj.
Ndërkaq, Dalip Limani, i cili aktualisht është profesor në Fakultetin e Mjekësisë tha se nuk është e vërtetë që në librin e tij “Kirurgjia abdominale”, ka kopjuar një kapitull të tërë nga libri “Kirurgjia” e autorit kroat Ivan Prpic.
“Nuk është e vërtetë edhe në pension jam tash. Jo jo, nuk kam marrë”, tha Limani.
Për profesorin e Fakultetit të Ekonomisë, Muhamet Aliu trajtimi i temës së plagjiaturës në doktoratën e tij është harxhuar.
Sipas raportit, Aliu kishte kopjuar gjithsej 20 faqe në punimin e doktoratës nga punimi i kolegut të tij, Skënder Ahmeti.
E për këtë çështje ai tha se raportimi i këtij rasti ishte tendencioz.
“Kjo ka qenë edhe ma herët dhe për këtë temë jemi konsumuar në aspektin profesional të universitetit. Të gjitha shënimet dhe shkresat që i kanë kërkuar i kemi dorëzuar dhe është mbyllur që në 2015-ën kjo çështje. Jo bre s’është e vërtetë, ajo ka qenë vetëm një, tash ku me dit çka ka qenë, ka qenë tendencioze dhe krejt diçka tjetër është aty, nuk është ashtu.”, ka thënë Aliu.
Përkundër kandidatëve të përmendur deri tani, rasti i profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Sylejman Rexhepi është plotësisht ndryshe. Në raportin “Stafi akademik i UP-së”, thuhet se Rexhepi kishte përkthyer fjalë për fjalë librin “Reumatologjia” të autorit gjerman Hans-Jurgen Hettenkofer dhe se autori i kishte shkruar UP-së ku iu kishte thënë që profesori Rexhepi kishte kërkuar falje.
Por, profesori nuk e thotë të njëjtën, tha se nuk kishte kërkuar falje dhe se libri vazhdon të përdoret nga studentët.
“Komisioni i cili ka punuar ka konstatuar se libri nuk është plagjiaturë dhe këtë të njëjtën edhe rektori i atëhershëm e ka vërtetu që unë pas një periudhe shumë të shkurtë dhe pas atij dyshimi jam kthyer në proces mësimorë. Libri është i dobishëm dhe shfrytëzohet nga studentët dhe nuk ka asnjë vërejtje që kam dëgjuar deri më tash.
Unë nuk kam kërkuar falje por në gjithë atë rrëmujë rreth librit është dhënë sqarimi se komisioni i universitetit të Prishtinës e ka botu dhe e ka konfirmuar se nuk është plagjiaturë, libri edhe më tej lexohet”, përfundoi Rexhepi.
Më poshtë mund të gjeni edhe listën e plotë të këtyre profesorëve që dyshohet se kanë kryer plagjiaturë:
Ali Dida – ish-profesor në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës
Arsim Morina – profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Beqir Sadikaj – profesor i rregullt në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës; anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së; ish dekan i Fakultetit Juridik; ish kryetar i Senatit të UP-së
Dalip Limani – ish profesor i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Drita Konxheli – Profesoreshë e asocuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës
Hajredin Kuçi – profesor i rregullt në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, ish-prorektor i UP-së
Kadri Metaj – Profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës
Lindita Sejdiu Rugova – profesoreshë e asocuar në Fakultetin e Filologjisë dhe Dekane e Fakultetit të Filologjisë
Luan Ahma – Profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës; shef i departamentit të Telekomunikacionit
Mejdi Bektashi – profesor i asocuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës
Muhamet Aliu – Profesor asistent në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës
Sabri Hamiti – profesor i pensionuar i angazhuar në Fakultetin e Filologjisë, ish-profesor me marrëdhënie të rregullt pune në këtë fakultet; anëtar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës
Sabri Limari – ish profesor i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës
Selim Bezeraj – Profesor asistent në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës; Shef i departamentit të Historisë
Sylejman Rexhepi – profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë
Venet Shala – ish bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës
Zeqir Veselaj – Profesor i Asocuar në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës dhe anëtar i Këshillit Drejtues i UP-së
Gazeta ka provuar të marrë qëndrimet edhe të 11 profesorëve të tjerë të apostrofuar por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në publikimin e këtij artikulli. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje