Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa muaj që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo atje ka nisur një jetë të re me shpresën edhe për të ndërtuar një karrierë amerikane në muzikë.


Teksa po qëndron në New York, Krelani po tregohet mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

flaka.krelani 122455949 139579761199764 1694256289711710604 n

Së fundmi, ajo publikoi për fansat disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft tërheqëse dhe provokuese e veshur në një fustan rrjete.

Duke qenë e kujdesshme që të mbulojë pjesën e gjoksit me flokët e saj, këngëtarja nga Gjakova nuk lejoi që dekolteja e saj të tregonte më shumë se që duhet.

flaka.krelani 122085652 198940095150801 5775446634585595075 n

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e saj të Instagramit nuk munguan, me shumicën prej tyre që e komplimentonin për vitalitetin dhe linjat trupore. /Telegrafi/

flaka.krelani 122024949 155081242947040 7322506566872363826 n