Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur Long Island në New York për t’u freskuar gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.


Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Flaka duket mjaft tërheqëse ndërsa shfaq linjat e saj trupore në një paraqitje me bikini.

flaka.krelani 239656692 4813236455359273 3821398990951748687 n

Këngëtarja nga Gjakova kishte zgjedhur një palë bikini interesante një pjesëshe të zeza, të cilat ndaheshin në një pjesë të bardhë te pjesa e hapur e dekoltesë.

Flaka shquhet për linja të mira trupore, për të cilat duket se tregohet e kujdesshme në ushqim dhe ushtrimet në palestër.

flaka.krelani 239213039 530225664850667 7926233301135022182 n

Ajo përndryshe ka më shumë se një vit që është shpërngulur në New York të Shteteve të Bashkuara, në tentim për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Pavarësisht shpërnguljes, Krelani ka kohë pa sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj. /Telegrafi/

flaka.krelani 238706648 203528731792872 4763472102235143568 n Foto: Flaka Krelani/Instagram