Fjolla Morina: Edhe burrë jam, trupin e kam të vogël por zemrën e madhe

Fjolla Morina ka folur hapur për karakterin dhe mënyrën se si e sheh vetveten, duke treguar anën e saj më të fortë.
Deklaratat e saj u bënë gjatë një bisede në oborr me Kushtrim Kelanin, ku këngëtarja shpërtheu në fjalë të sinqerta për forcën dhe moralin që mban brenda vetes.
"Edhe burrë jam. Burrëri kam brenda bre. Trupin e kam të vogël, por zemrën e kam të madhe", tha ajo.

Artistja shtoi gjithashtu se nuk ka nevojë të poshtërojë njerëzit për të treguar fuqinë e saj, duke theksuar vlerat e respektit dhe mirëkuptimit.
"Nuk i poshtëroj njerëzit, nuk mundohem me i hedh poshtë, me ia gjuajt të mirën".
Fjolla përshkruhet si një person i sinqertë, i drejtë dhe me karakter të fortë.
Ajo ka pak ditë që ka hyrë në Big Brother, por i ka dhënë shtëpisë energji tjetër. /Telegrafi/






















































