Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë krye-temë kohëve të fundit.

Ajo përmes rrjete sociale ka sjellë imazhe nga më të ndryshmet, duke fokusuar më shumë ato me partnerin e saj, Fisnik Syla.


Së fundmi, bukuroshja brune ka vendosur që të shfaq personazhin e zgjedhur për festën ‘Halloween’.

fjolla.morina 123288051 392278878487003 2360118720736478877 n (Foto: Instagram)

Fjolla është parë me një fustan të zi, që i vinte në pah linjat e bujshme trupore, të fituara përmes ushtrimeve të shumta.

Po ashtu, ajo kishte zgjedhur që të vendos maskën e heroit ‘Batman’, teksa merrte poza para kamerës.

fjolla.morina 123102059 824497554972584 8645209333402412196 n (Foto: Instagram)

Vëmendje ka marrë edhe një trëndafil të kuq që ajo mbante në dorë dhe bënte lëvizje provokuese.

Sidoqoftë, artistja ende mbetet në arrest shtëpiak, pasi u kap me armë në pikën kufitare të Morinës. /Telegrafi/

fjolla.morina 118767615 194798705406703 6007450010496932915 n (Foto: Instagram)