Përdorimin e fjalorit fyes, nga zyrtarë të lartë shtetërorë në Kosovë, profesorët dhe analistët politikë në Prishtinë, po e shohin jo vetëm si papjekuri politike, mungesë të kulturës së komunikimit normal në diskursin publik, por edhe si një çështje që krijon përçarje të mëdha ndërmjet mbështetësve të tyre.
Ata thonë se ky lloj komunikimi tregon se liderët e lartë shtetërorë nuk janë të gatshëm që të pranojnë vendimet e pavarura të institucioneve.
Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Rrahman Paçarizi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se përplasjet me fjalë mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, janë duke përçuar mesazhe të këqija kudo, por me theks të veçantë te qytetarët.
“Kjo tregon se ka kulmuar qasja mosduruese ndërmjet udhëheqësve të institucioneve të Kosovës nga të cilët ne kemi pritur që të koordinohen dhe në vend të kësaj këta e kanë vazhduar betejën e tyre pothuajse personale, duke ushtruar në këtë mënyrë edhe presion ndaj institucioneve të pavarura”, tha Paçarizi.
Ai thekson se këto përçarje në skenën politike, sidomos ato të dy krerëve të lartë të vendit, rrezikojnë jo vetëm marrëdhëniet ndërnjerëzore, por edhe thellojnë hendeqet e paqena politike.
“Qytetari dhe votuesi, të cilët janë gjysmë të arsimuar, janë njerëz të varfër dhe pa shumë mundësi të zhvillimit dhe punësimit. Ata duan t’iu besojnë liderëve të tyre në mënyrë të verbër dhe në këtë mënyrë prishen marrëdhëniet ndërnjerëzore deri në masën sa mund të shndërrohet një fenomen i rrezikshëm social për shoqërinë kosovare. Në ndërkohë udhëheqësit politikë të Kosovës brenda afateve shumë të shkurtra i harrojnë përplasjet ndërmjet tyre”, shtoi mes tjerash ai.
Zyrtarët e lartë shtetërorë në Kosovë, por edhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, javëve të fundit sidomos, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, janë duke përdorur diskurs politik kërcënues dhe fjalor linçues.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur partinë politike, Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ‘ndërmarrje kriminale’ kurse, kryeministri i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Thaçi është shembulli më i keq për qytetarët.
Fjalor i ashpër politik e fyes është parë edhe në disa debate televizive. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në emisionin Frontal në televizionin T7, e ka quajtur “pulë të keqe”, kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ngecjet e proceseve shtetërore, peng i konflikteve politike
Analisti Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika, tërheq vërejtjen se ashpërsimi i fjalorit te liderët politikë, nuk mund të sjellë ndonjë klimë pozitive, sidomos në situatën politike në të cilën gjendet Kosova.
“Asgjë më shumë e as më pak, ky është një diskurs politik tani më i papjekur në skenën tonë politike, i cili nuk do të eliminohet derisa akterët e njëjtë mbeten në skenë ose operojnë qoftë në opozitë apo në pushtet. Për ketë arsye besimi në politikë dhe në institucione është shumë i ulët nga popullata”, u shpreh Rashiti.
Ai thotë se jo vetëm diskursin, por dështimet e skenës politike dhe institucioneve qytetarët i ndjejnë çdo ditë në çdo aspekt të jetës.
Sipas tij, të gjitha proceset e brendshme në Kosovë, por edhe ato në rrafshin ndërkombëtar, pa asnjë përjashtim, kanë mbetur peng i këtyre raporteve acaruese mes liderëve politikë.
“Të gjithë proceset, pothuajse të gjitha, kanë ngecur dhe janë peng i këtyre konflikteve politike. Elitat politike nuk kanë krijuar as një hapësirë për asnjë konsensus, asnjë marrëveshje në asnjë situatë që do të mund të krijonte një rrugëdalje për agjendën e papërfunduar të shtetndërtimit”, tha Rashiti.
Fjalori i ashpër e fyes të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë është i papranueshëm edhe për Arlindën 23-vjeçare nga Prishtina.
“Ky fjalor po na shkakton siklet, nervozë edhe mërzi”, tha ajo duke shtuar se këto mospajtime mes politikanëve do të ndikojnë dhe në te ardhmen e vendit dhe të rinisë.
Kurse, Daut Maloku, nga Prishtina, tha se bartësit e lartë të posteve politike nuk do të duhej të sillen e të flasin ashtu siç janë duke folur ditëve të fundit.
“Kanë krijuar një situatë e jetë konflikti edhe në shoqëri që është shumë e dëmshme”, ka deklaruar ai për REL.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri