LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Qëndrim Zybës pas transferimit te Slovan Liberec

Fjalët e para të Qëndrim Zybës pas transferimit te Slovan Liberec

Qëdrim Zyba ka kompletuar transferimin te skuadra çeke Slovan Liberec.

Mesfushori kosovar u largua nga Ballkani, ku karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit çek te skuadra bardhekaltër.

Zyba ka folur për faqen zyrtare të klubit pas zyrtarizimi si lojtari i ri i Slovan Liberec, duke thënë se pret të jap maksimumin për arritjen e objektivave të klubit.


“Shpresoj që në tre vitet e ardhshme gjithçka të shkojë sipas planit në Liberec dhe të vazhdoj të përparoj në futboll dhe të jem i suksesshëm. Më pëlqen të luaj me topin në qendër të fushës dhe sigurisht që mund të mbështes edhe sulmin, këtë do të përpiqem ta bëj edhe në Slovan”, tha Zyba.

Një nga mesfushorët më të mirë të futbollit kosovar ndër vite, ka thënë se pritja në Liberec ka qenë mjaftë e mirë.

Zyrtare: Qëndrim Zyba largohet Ballkani, transferohet në Çeki
Lexo po ashtu Zyrtare: Qëndrim Zyba largohet Ballkani, transferohet në Çeki

“Skuadra është shumë miqësore dhe jam i lumtur për këtë sepse do të jetë familja ime”, buzëqesh mesfushori kosovar.

Në të njëjtën kohë ai tregon ambiciet e tij për vitin e ardhshëm ligë: “Do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të qenë sa më lart në tabelë. Do të kemi nevojë për ndihmën e tifozëve, sepse kur jemi bashkë jemi më të fortë”, ka raportuar Zyba, i cili tashmë i ishte bashkuar skuadrës në përfundim të kampit stërvitor në Austri, para fillimit të sezonit./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori