LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Florian Markut pas fitores: Dua të luftoj në Tiranë, radhën e kanë të gjithë boksierët britanikë – edhe Conor Benn

Fjalët e Florian Markut pas fitores: Dua të luftoj në Tiranë, radhën e kanë të gjithë boksierët britanikë – edhe Conor Benn

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.

Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos pas tetë raundesh, me vendim të gjyqtarëve.

Pas meçit ai ishte i emocionuar, duke thënë se donte ta nokautonte kundërshtarin, por që ndonjëherë nuk shkon si duhet.


“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një përballje e vështirë, por ai nuk është në nivelin timin. Sonte tentova nokaut, por nuk e arrita. Ishte një kundërshtar i fortë.  Unë mundohem ti kënaqi fansat, i bëj ndeshjet që ata të kënaqen”, ka thënë fillimisht ai.

Marku edhe njëherë ka kërkuar të ndeshet me kampionin aktual, Conor Benn, por edhe me boksierët e tjerë britanikë.

“Ju e dini se çfarë duele dua, Conor Benn është frikacak. Ai nuk do të ndeshet kurrë me mua. Do të luftoj me të gjithë që më afrojnë afër titullit botëror. Të gjithë boksierët britanikë, apo nga e gjithë bota, m’i sillni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë. Do e lë shpirtin në ring”, deklaroi Marku.

Në fund ai ka thënë se dëshiron të luftojë në Tiranë, ndërsa mendjen e kishte te gruaja e cila pritet të lind së shpejti.

“Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua shumë. Ka katër vite që nuk luftoj atje”.

“Shpresoj që gruaja ime ende nuk ka lindur, sepse ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ju dua”, përfundoi Marku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori