Real Madridi ka fituar ndaj Sevillas me rezultat 4-0 në Santiago Bernabeu.

Los Blancos ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore plotësisht e merituar.


Vendasit kaluan në epërsi në minutën e gjashtë me golin e Karim Benzemas, i cili u asistua bukur nga Gareth Bale.

Real+Madrid+CF+v+Sevilla+FC+La+Liga+d9_jBQihX8dx

Anësori francez Keivin Gameiro pati shansin të barazon rezultatin në minutën e 27-të nga pika e bardh, por Keylor Navas nuk ia lejoi këtë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-0.

Duket se kjo ishte nata e penalltive të humbura, pasi në minutën e 58-të dështoi edhe Cristiano Ronaldo, por portugezi arriti të shënon për 2-0 pas gjashtë minutash.

Real+Madrid+CF+v+Sevilla+FC+La+Liga+3WgDzSvTL5Fx

Goli i sigurisë erdhi nga Bale në minutën e 66-të, ndërsa në minutën e 86-të shënoi edhe Jese.

Pas kësaj fitore Reali ka 66 pikë dhe renditet në vendin e tretë me dhjetë pikë më pak se Barcelona. Kurse Sevilla vazhdon në vendin e gjashtë me 48 pikë. /Telegrafi/