Fisnik Asllani lë menjëherë gjurmë në Bundesliga 2 - shënon dhe asiston ndaj Koln

Fisnik Asllani ka filluar të lërë gjurmë te skuadra e re Elversberg, ku ka shënuar dhe asistuar në barazimin 2-2 ndaj Koln.
Ai ishte protagonist në vetëm 45 minuta, pasi u fut nga banka në ndeshjen e dytë të Bundesliga 2.
Sulmuesi kosovar u fut në lojë në pjesën e dytë dhe menjëherë arriti të shënojë në minutën e 46-të për 1-0.
Ai në minutën 62-të arriti të asistojë te goli i shënuar nga Frederik Schmahl për 2-1, pasi Koln paraprakisht kishte barazuar në 1-1.
Në fund ndeshja u mbyll 2-2, me dy skuadrat që morën nga një pikë.
Asllani këtë sezon është huazuar nga Hoffenhei te Elversberg. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































