Firma e biznesmenit shqiptar, Burim Hazrolli, është bërë sponsor i skuadrës së njohur gjermane, Augsburg. Hazrolli Group ka arritur një marrëveshje për sponzor Premium me FC Augsburg

Firma e biznesmenit shqiptar, Burim Hazrolli është bërë sponsor i skuadrës së njohur gjermane, Augsburg.


Lajmi është bërë i ditur të hënën përmes një postimi në Facebook nga Hazrolli Group.

“Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje për Sponzor Premium me FC Augsburg!,” thuhet në postimin e tyre.

346100984 258778116507873 4035838355016082433 n

Hazrolli Group është kompani e cila merret ndërtimin dhe shitjen e objekteve si dyer, dritare, fasada strukturale dhe roleta.

Përveç në Gjermani, pronari Burim Hazrolli që nga viti 2019 biznesin e tij e ka shtrirë edhe në Suharekë.

Duhet cekur se, Hazrolli është sponsori kryesor i boksierit të njohur shqiptar Robin Krasniqi.

346111360 619272863444540 4253094781165034839 n

Para pak vitesh, ai kishte dhënë një milion euro për procesin gjyqësor të boksierit në kërkim të drejtësisë për humbjen ndaj Dominic Boesel.

Krasniqi kishte humbur 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve, por ai së bashku me ekipin e tij e kishin konsideruar si të padrejtë këtë vlerësim të tyre.

Ndryshe, Hazrolli në shkurt të këtij viti kishte organizuar në Mynih mbrëmbjen e boksit të shqiptarëve në palestrën ‘Audi Dome’.

4 23

telegrafi sport app