LAJMI I FUNDIT:

“Financial Times” rekomandon disa qytete historike shqiptare që duhen vizituar

“Financial Times” rekomandon disa qytete historike shqiptare që duhen vizituar

Listës së gjatë të mediave më të mëdha ndërkombëtare që vënë në pah bukuritë e Shqipërisë, i bashkohet edhe media prestigjoze “Financial Times”.

Gjigandi mediatik i ka kushtuar një reportazh të gjatë vendeve historike që u mundëson udhëtarëve të kthehen pas në kohë.

Në udhëtimin e tij 10 ditor gazetari Stanly Stewart viziton vendet antike si Butrinti dhe Apolonia.


Një qytet tjetër i rëndësishëm historik ku ai ndalet është edhe ai i Gjirokastrës të cilën shkrimtari Ismail Kadare e ka përshkruar si të çuditshëm dhe ëndërrimtar. Sot, vetë shtëpia e tij është Muzeu Etnografik i Gjirokastrës.

Modeli i shtëpisë së shkrimtarit i ngjason edhe të tjerave në qytetin e gurtë të cilat njihen për modelin e veçantë. Në qendër të arkitekturës së tyre është veçimi i grave të cilat mund të ndiqnin bisedat pa u parë nga mysafirët.

Mbi çatitë e shtëpive të Gjirokastrës ndodhet kështjella, një atraksion i rëndësishëm i qytetit. Rreth 72 kilometra në veri të Gjirokastrës ndodhet Berati, një tjetër qytet i epokës osmane, por historia e të cilit shtrihej 2400 vjet më parë, madje edhe përtej ilirëve.

Shtëpitë që ngrihen në faqet e pjerrëta të kodrave që duket se qëndrojnë mbi supet e njëra-tjetrës i japin qytetit një pamje të veçantë.

Në këtë qytet ndodhet Kisha e Shën Mërisë, me pikturat e Onufrit, një nga piktorët e mëdhenj të ikonave të shekullit të 16-të. Tiranën e përshkruan si një qytet simpatik. Ka kafene me tarraca në natyrë, një sallë të bukur koncertesh, një muze të madh arkeologjik dhe disa muze modernë tërheqës që dëshmojnë tmerret e periudhës komuniste./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori