Ashtu siç ishte pritur edicionin e 17-të të vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, vjen në dimensione të reja ndërkombëtare të promovimit të traditës së kultivimit të rrushit dhe verës, me muzikën më të mirë në skenën e Konakut.
Në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e mërkurë) në Rockuzinë (Prishtinë) u konfirmua edhe lista e programit artistik (line up) të festivalit, Hardh Fest 2018.
Dea Luma, drejtoreshë për Marrëdhënie me Publikun në Hardh Fest theksoi se Hardh Fest këtë vit vjen “Me pamje kah Vneshtat” duke reflektuar kështu vlerat e zonës vreshtare, një prej më të veçantave në gjithë Evropën. Ajo shpalosi aktivitetet tradicionale të festivalit që pasqyrojnë kulturën vreshtare dhe mikpritjen vendase të qytetarëve të komunës së Rahovecit.
“Fillimisht e kemi konferencën për Trashëgimi Kulturore dhe Turizëm, pastaj fillon parakalimi i mekanizmit bujqësor, i cili nisë prej qendrës së Rahovecit deri në konak të HardhFest-it, pastaj është HardhTour-i, HardhTreni, të cilët po ashtu do të jenë prej qendrës së Rahovecit, dhe pastaj e kemi performimin e DJ-ve që fillon prej konakut, kemi adresimet zyrtare, janë garat në shtrydhjen e rrushit, prerja ceremonial e cila do të jetë hapja e HardhFest-it. HardhFest-i është komplet i veçantë, është një prej koncerteve ma të veçanta në rajon që i kemi, se e ka produktin e saj, origjinalitetin e saj, na e kemi rrushin, venën, vreshtat, pa të cilat as ky festival nuk do të ishte organizuar”, ka thënë Luma gjatë konferencës për media.
Ylber Bajraktari nga Stone Castle tashmë parter tradicional, rikonfirmoi përkrahjen e madhe për festivalin Hardh Fest, e cila ashtu si në edicionet e mëparshme, do të vazhdojë edhe këtë edicion dhe në edicionet vijuese. Ai theksoi se Hardh Fest 2018 do të karakterizohet me dy produkte të veçanta që kjo verari do të sjellë pikërisht në këtë periudhë, më të veçantën për kultivuesit e rrushit.
“Njëkohësisht, në festival, kompania “Stone Castle”, është përgatitur që t’i promovojë dy produkte të reja, Rozepe të varitetit të rrushit të tryezës që është risi në vendin tonë, edhe krenarinë të 550 vjetorit të Skënderbeut, të cilin e kemi prej Vranacit të lashtë, një varitet që është autokton shqiptar, e kemi nxjerrë një vranac, një verë me të cilën mund të mburremi të gjithë kosovarët, me këtë emër që bën jehonë madhështore”, ka thënë Bajraktari.
Ndërsa, përfaqësuesja e komunës së Rahovecit, Nora Boshnjaku, theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se Komuna e Rahovecit me kryetarin, Smajl Latifi, kanë vënë në dispozicion gjithë logjistikën për të pritur mijëra turistë që do të vijnë për Hardh Fest 2018. Po ashtu, ajo konfirmoi se të gjitha hotelet e komunës së Rahovecit janë të prenotuara, që është një tjetër indikacion për interesimin e madh rreth Hardh Fest.
“Njëkohësisht, në festival, kompania “Stone Castle”, është përgatitur që t’i promovojë dy produkte të reja, Rozepe të varitetit të rrushit të tryezës që është risi në vendin tonë, edhe krenarinë të 550 vjetorit të Skënderbeut, të cilin e kemi prej Vranacit të lashtë, një varitet që është autokton shqiptar, e kemi nxjerrë një vranac, një verë me të cilën mund të mburremi të gjithë kosovarët, me këtë emër që bën jehonë madhështore”, ka thënë Bajraktari.
Ishte drejtori artistik i festivalit, Gardalin Shtavica ai që në fund konfirmoi listën e programit artistik, që edhe këtë vit vjen me dimensione ndërkombëtare dhe me emra që kanë shkruar historinë e muzikës rock në botë.
Pikërisht, kënag “The Final Countdown” po vjen në Hardh Fest 2018 dhe do të dëgjohet për herë të parë në interpretim Live nga KEE MARCELLO, ish anëtari i rock grupit legjendar, Europe.
Skena e madhe e Konakut të Hardh Festit do të përjetojë edhe hitet tjera të mëdha të Europe si “Carrie”, “Open Your Heart” etj.
Për herë të parë ekskluzivisht pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në Eurovision, kësaj radhe në Hardh Fest vjen EUGENT BUSHPEPA, i cili me vokalin e tij të veçantë do të sjellë një spektakël të jashtëzakonshëm.
Hardh Fest dëgjon edhe adhuruesit e festivalit që janë çdo vit aty dhe kështu po ndodh edhe rikthimi I madh i rock grupit TROJA. Ata e dinë si është performimi në shtëpinë e tyre, në Konak, ku në edicionin e vitit 2016 performuan para mijëra adhuruesve.
Madman’s Choice është një tjetër grup ndërkombëtar, tejet i njohur në Suedi, por që kësaj radhe vijnë për të ndezur Hardh Festin me spektakël të pa parë .
Ndër performues të tjerë lokal të muzikës rock do të jenë edhe Rahoveci All Stars, Magnituda, kurse edhe nga muzika elektronike është një listë e begatë në këtë edicion.
NouveaBeats ateron direkt nga Amsterdami prej festivaleve më të mëdha në botë si “Tomorrowland” dhe “UltraMusic Festival” në skenën e madhe të Hardh Fest për një tjetër performancë për mbamendje, e ai do të shoqërohet edhe nga DJ të tjerë si: Maarvel, NWE, Gruda, Fisnik Kuqi, Pledge, Proxy si dhe bende dhe DJ të ndryshëm që do të promovohen në skenën e madhe të Konakut në Hardh Fest.
Hardh Fest fillon më 7 shtator dhe përfundon më 9 shtator, për tri ditë me mbrëmje të zjarrta dhe spektakël të muzikës rock dhe elektronike, shoqëruar nga aktivitetet e shumta tradicionale që do të vënë në pah vlerat e trevës më të bukur në vend “Me pamje kah Vneshta”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: “Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë
Gerta – Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite