LAJMI I FUNDIT:

Filmi i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në Oscar

Filmi i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në Oscar

Filmi “Ajo” është një nga nëntë filmat finalist në “Manhattan Short Fiilm Festival” që do të mbahet nga 27 shtatorit deri më 7 tetor 2018. Filmi do të shfaqet në 300 shtete të botës, në gjashtë kontinente.

Në këtë festival të rëndësishëm çdo vit konkurrojnë 2000 filma prej të cilëve përzgjidhen nëntë finalistë të festivalit. Filmat finalistë shfaqen për një javë në kinema në Los Angeles dhe fitojnë të drejtën e konkurrimit në Oscar.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj. Ne film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora etj.


Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena” i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në edicionet e mëparshme të “Manhattan Short Film Festival” finalist ishin dy filma te cilët u nominuan për Oscar, filmi “Shok” dhe “Bear Story”. /Telegrafi/