Fillon zyrtarisht nata finale e “Kënga Magjike 2021”

Ka filluar zyrtarisht edicioni i 22-të I festivalit më të madh shqiptar, “Kënga Magjike”.
Që në fillim audienca është mahnitur nga skenografia e festivalit, ndërsa në skenë këtë vit do të performojnë një numër i konsiderueshëm i artistëve.
Së bashku me producentin Ardit Gjebrea, sivjet kompeticioni muzikor po prezantohet edhe nga artistja Marsela Çibukaj.
Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti janë juria e këtij edicioni.
Artistët që pritet të konkurrojnë për çmimin e madh janë: Fifi, Linda Halimi, Soni Malaj, Alban Ramosaj dhe shumë të tjerë.
Një ngjarje e tillë vjen pasi vitin e kaluar nuk ishte mbajtur, për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/05/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































