Selçuk Bayraktar, pronar i kompanisë turke për prodhimin e dronëve Bayraktar, ka promovuar prodhimin e ri të kësaj kompanie – aeroplanin e parë turk pa ekuipazh të quajtur Kizilelma”, që ka bërë lëvizjen e parë nëpër pistë, e së shpejti pritet testimi i tij edhe në ajër.
Me këtë siç raportojnë mediat turke ka filluar testimi në tokë, e po bëhet gati edhe testimi i fluturimit të parë që do të duhej të mbahej më 2023, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Selçuk Bayraktar ka qëllim ambicioz, që testimin në tokë ta vazhdojë dhe realizohet me sukses deri në fund të nëntorit apo në javët e para të dhjetorit.
Siç bëhet e ditur, Bayraktar Kizilelma do të jetë platforma që do të revolucionarizojë fushëbetejën me aftësitë e fluturimit, në veçanti për anijet me pista të shkurtra nga të cilat kjo fluturake mund të ngritet në ajër.
Bayraktar Kizilelma, që është zhvilluar dhe ka mundësi ngritje dhe zbritje në anijet me pista të shkurtra siç është anija TCG Anadolu, që Turqia e prodhoi dhe aktualisht po kryen testet, falë kësaj do të luaj rol të rëndësishëm në misione jashtë vendit dhe do të marrë rolin e mbrojtjes së vendit.
#KIZILELMA ✈️🍎🚀… pic.twitter.com/MoAxNF0pZ6
— Selçuk Bayraktar (@Selcuk) November 20, 2022
Për dallim nga dronët, Bayraktar Kizilelma do të mund të kryej sulmet ajrore me aeroplanët e tjerë luftarakë që kanë ekuipazh dhe të kryej të gjitha manovrat sikur të jetë një aeroplan i vërtetë luftarak me ekuipazh – por që do ta ndryshojë rrjedhën e luftë në fushëbetejë.
Bayraktar #KIZILELMA'yla bir pazar hatırası…
✈️🍎🚀
A sunday morning to remember with Bayraktar #KIZILELMA… pic.twitter.com/xq1dnNSJ7c— Selçuk Bayraktar (@Selcuk) November 20, 2022
Gjithashtu është bërë e ditur se aeroplani luftarak pa pilot, që po zhvillohet nga inxhinierët dhe teknikët me përvojë që prodhuan Bayraktar TB2 dhe Bayraktar AKINCI, do të sigurojë efikasitet kundër caqeve në ajër – duke i goditur me raketat ajër-ajër.
Bayraktar Kizilelma do të publikojë të dhënat më sfiduese falë radarit të avancuar dhe ka për qëllim të mos jetë më i rëndë se gjashtë tonelata.
Ky aeroplani luftarak pa pilot do të mund të transportojë deri në 1.500 kilogramë municion, dhe gjithashtu do të ketë të instaluar radarin AESA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit