LAJMI I FUNDIT:

Fillon nga e para gjykimi për rastin “Tortura”

Fillon nga e para gjykimi për rastin “Tortura”

Për shkak të kalimit të periudhës kohore prej 90 ditëve që nga mbajtja e seancës së fundit, gjykimi për rastin “Tortura” do të fillojë nga fillimi, ku bëhet fjalë për arrestimin e Ljube Boshkovskit.

Në fillim të seancës avokati i palës mbrojtëse ka kundërshtuar autorizimin e prokurorëve Ljubomir Lape dhe Gavril Bubevski që ta përfaqësojnë lëndën.


Në rastin akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i “Alfave”, Ivica Puki dhe pesë pjesëtarë të këtij njësiti, për mënyrën e arrestimit të Boshkovskit./Telegrafi/