E plotësuar- Në këto momente në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosej ka arritur edhe shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca.

Konjufca ka arritur gjysmë ore më vonesë, pasi që mbledhja ka filluar në orën 15:00. /Telegrafi/


.............................

Pas dorëheqjeve të shumta që kanë përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, javëve të fundit, ky subjekt sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë.

Tashmë veç kanë filluar të arrijnë anëtarët e kryesisë së VV-së, kurse përpos Albulena Haxhiut nuk janë parë zyrtarët e tjerë të dorëhequr nga pozitat drejtuese brenda këtij subjekti, raporton Telegrafi.

Deri më tani janë parë duke hyrë brenda selisë së VV-së: Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Hydajet Hiseni, Albulena Haxhiu, Dukagjin Gorani, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Rexhep Selimi etj.

Në këtë mbledhje ka arritur edhe kandidati i vetëm zyrtar deri më tash për kryetar të VV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Mbledhja është paraparë të nis në orën 15:00, ku pritet të diskutohet për dorëheqjet e fundit. /Telegrafi/

26754030 1561165967336009 2004674213 n

26794113 1561166367335969 1964002262 n

26803738 1561170784002194 315626303 n

26793868 1561172800668659 108059564 n

26755239 1561160807336525 673804320 n

26772452 1561166514002621 1076023707 o

26772683 1561166764002596 286396732 o

26793432 1561161220669817 188072504 n

26804007 1561161110669828 1789986983 n

26828464 1561163914002881 792648666 o