Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka publikuar listën e plotë e bizneseve të cilëve nga sot iu lejohet veprimtaria.

Lista bazohet sipas urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë, për lehtësimin e masave nga pandemia COVID-19 nga data 4 maj.


Menjëherë pas lehtësimit të masave, disa nga bizneset në Prishtinë kanë filluar ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre qysh nga vendosja e tyre.

MEPTINIS kishte nxjerr urdhëresën për mbarëvajtjen e bizneseve gjatë periudhës së pandemisë, ku për ato biznese që kanë punuar ishte urdhëruar që të merren masat higjienike.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, masat e reja janë në tri faza, e parë nga 4 deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 1 qershor, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin tjetër. /Telegrafi/

biznese prishtine covid19 2 Hapja e disa bizneseve në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

biznese prishtine covid19 3 Hapja e disa bizneseve në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi