LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së “Shkupit” në Gadime

Fillojnë punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së “Shkupit” në Gadime

Kanë filluar punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së “Shkupit” në Gadime. Rrugë kjo që lidhë dy regjione në pjesën e Babushit, përkatësisht Gadimes së ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marecit.

Projekt ky që ishte më se i nevojshëm për qytetarët të cilët frekuentonin këtë rrugë. Kështu e ka vlerësuar kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti pas ceremonisë së nismës së punimeve për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së “Shkupit” në Gadime të Lipjanit tregoi se gjithë projekti kap vlerën e 300 mijë euro.


Tutje ai tregon edhe se punët e nisura sot pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

“Po fillohet me ndërtimin e rrugës së “Shkupit”, rrugës së lumit në Gadime. Lidhë dy regjione në pjesën e Babushit përkatësisht Gadimës së ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marevcit. Një rrugë jashtëzakonisht e nevojshme për frekuentim të qytetarëve në këtë regjion. Një rrugë që ka gjatësi 3 mijë e 700 metra, është e gjerë edhe me shtegun e biçikletave rreth 6 metra. Besoj që vitin e ardhshëm duhet me përfundu, vlera e kësaj kontrate është 300 mijë euro”, kështu ka deklaruar kryetari Ahmeti. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori