LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i vitit të ri shkollor – MASH i reagon SBASHK-ut pas paralajmërimeve se mësimi mund të shtyhet prapë

Fillimi i vitit të ri shkollor – MASH i reagon SBASHK-ut pas paralajmërimeve se mësimi mund të shtyhet prapë
Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar pas paralajmërimeve të SBASHK-ut, që nëse nuk bëhen përgatitjet e duhura nëpër shkolla, do të kërkojnë që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet prapë.

Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se SBASHK-u nuk është ai që vendos se kur duhet të fillojë viti i ri shkollor.


“SBASHK-u nuk është ai që vendos se a fillon mësimi më 14 shtator a më vonë. Mekanizmat institucional të shtetit të Kosovës janë ata të cilët e vlerësojnë në bazë të kushteve të pandemisë se kur duhet të fillojë viti i ri shkollor”, deklaroi ai.

Osdautaj shtoi më tej se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, por që duhet të respektojnë vendimet e IKSHPK-së.

“Përgatitjet janë duke u bërë, por për shkak të gjendjes ku po shihet numër i madh i rasteve me fatalitet për shkak të COVID-19, ne jemi të obliguar të respektojmë vendimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe gjithçka në bazë të Ligjit anti-Covid-19. Përgjegjësitë dhe udhëzimet vijnë nga Ministria e Shëndetësisë, ne nuk mund të bëjmë asnjë hap jashtë konsultave me organet kompetente”, është shprehur ai.

Më tej, Osdautaj pohoi se nuk janë të ndikuar nga SBASHK-u.

“Nuk e di se çka SBASHK-u ndërhynë në këto situata të jashtëzakonshme me të cilat po përballemi. Ne nuk jemi të ndikuar nga SBASHK-u, jemi peng i situatës nga pandemia”, potencoi ai.

Osdautaj deklaroi se janë duke marrë masa që të përmirësojnë situatën në të gjitha shkollat.

“Ne gjatë këtyre dy javëve jemi duke marrë masa që të përmirësojmë situatën në të gjitha shkollat, përkundër përgatitjeve që janë bërë më kohë. Nuk e kemi komoditetin të sillemi ndryshe vetëm përgjegjës konform situatës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka vendosur që viti shkollor 2020/2021 të fillojë më 14 shtator dhe të vijojë sipas vendimit të MASH për fillimin e mësimit, Master Planit të miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe udhëzuesve përkatës.

Sipas, MAShT-it, shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Po ashtu, kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori