LAJMI I FUNDIT:

Filipe Luis: Hazard është në nivel me Messin, por i mungon ambicia për t’u bërë më i miri në botë

Filipe Luis: Hazard është në nivel me Messin, por i mungon ambicia për t’u bërë më i miri në botë
(Foto: Twitter/EsselKobina39)

Eden Hazard ka aftësitë përafërta natyrale me Lionel Messi, mirëpo i mungon ambicia për t’u bërë më i miri në botë. Kështu ka thënë Filipe Luis, i cili ka luajtur me belgun te Chelsea.

Braziliani beson se mesfushori i Real Madridit është shumë dembel dhe duhet të ketë më shumë pasion për futbollin, në mënyrë që të qëndrojë në listën e më të mirëve.

“Eden, së bashku me Neymarin, janë dy lojtarët më të mirë në krah të të cilëve kam luajtur – në të njëjtin nivel me Messin”, ka deklaruar Luis për Daily Mail.


(Foto: Instagram/hazardeden_10)

“Ai nuk stërvitej si duhet, pesë minuta para ndeshjes luante Mario Kart në zhveshtore. E bënte nxehjen pa i lidhur këpucët. Asokohe askush nuk mund t’ia merrte topin. Driblonte tre apo katër lojtarë dhe i fitonte ndeshjet vet”.

“Hazard ka talent të jashtëzakonshëm. Ndoshta i mungon paksa ambicia për të thënë: ‘Do të bëhem lojtari më i mirë në botë’. Sepse mund të bëhet”, ka shtuar 35-vjeçari. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/filipeluis)

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori