"Qeveria nuk ka dëshirë të përmbushë nevojat e qytetarëve, as në aspektin e masave për uljen e çmimeve, as në aspektin e rritjes së pagave", tha kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipce.

Filipce kujtoi se OBRM-PDUKM premtoi një jetë dhe standard jetese më të mirë për qytetarët para se të vinte në pushtet, por nuk përmbushi asgjë.


“Ato ishin premtime të bëra nga OBRM-PDUKM. Kështu erdhën në pushtet. Kishte një premtim për përmirësimin e standardit të jetesës. Çfarë ndodhi? Asgjë. Pagat nuk po rriten. Të gjitha politikat janë në drejtimin që qeveria të bjerë dakord me bizneset e mëdha, fabrikat e mëdha, tregtarët e mëdhenj. Se ata janë marrë vesh me pronarët e tregjeve të mëdha dhe nuk ka kontroll të çmimeve. Se ata janë marrë vesh me veraritë e mëdha dhe nuk ka çmime të mjaftueshme për blerjen e rrushit. Se ata janë marrë vesh me pronarët e të gjitha fabrikave të mëdha dhe nuk ka rritje të pagave, sepse kjo nuk u përshtatet atyre”, tha Filipce.