Filipçe: Dokumentet të cilat lidhen me përgjimet duhet të deklasifikohen, gjithçka varet nga ASK-ja

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se dokumentet që lidhen me përgjimin duhet të deklasifikohen dhe rasti të zbardhet.
“Në ligj qartë shkruan se përgjegjës për deklarifikim të dokumenteve, nëse ekziston dyshim për krim apo keqpërdorim është vetëm institucioni, përkatësisht ASK-ja. Do të thotë, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe nga drejtori varet nëse ato materiale do të deklasifikohen apo jo. Ne kërkojmë të deklasifikohen, të shohim cilët njerëz janë përcjellur, cilat grupacione dhe prëse, të shohim nëse ka pasur shkelje nga kushdo qoftë – nëse dikush duhet të bartë përgjegjësi”, tha Filipçe në intervistë për “Slloboden Peçat”.
Sipas tij, një prej shkaqeve për të cilat pushteti e kundërshton deklasifikimin e dokumentacionit ndoshta është frika që të mos zbardhen, siç tha, informatat për burime të dyshimta të huaja financiare lidhur me OBRM-PDUKM-në.
Filipçe ndër të tjera tha se vendi duhet të kthehet në rrugën evropiane, pasi me moszbatimin e reformave humbin qytetarët, ndërkaq shteti humbë miliona euro.
Ai tha se vendi i Maqedonisë është në BE, pasi sipas tij, gjuha, identiteti dhe kultura maqedonase tashmë janë të mbrojtura dhe formalizuara përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen me FRONTEKS-in.



































