LAJMI I FUNDIT:

Pas spekulimeve për prishje të raporteve – Fifi pyetet se a flet me Luanën, ndërsa vjen edhe reagimi i moderatores

Pas spekulimeve për prishje të raporteve – Fifi pyetet se a flet me Luanën, ndërsa vjen edhe reagimi i moderatores
(Foto: Instagram/luanavjollca/fifi.official.fr)

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka qenë pjesë e emisionit të popullarizuar të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Ajo është kujdesur për ta argëtuar publikun, si me interpretimet e saja, duke u bërë pjesë e lojërave të ndryshme, por edhe me fragmente të moderimit.

Dhe gjatë kësaj periudhe, Fifi dhe Luana kanë ndërtuar një raport të afërt shoqëror, duke shprehur afeksionin për njëra-tjetrën edhe në ekran edhe në rrjetet sociale.


Megjithatë, lidhur me raportin mes tyre u hodhën dyshime, duke qenë se prezantuesja kishte munguar për ditëlindjen e 27-të të këngëtares, si edhe nuk kishte bërë një urim publik përmes rrjeteve sociale.

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Për ta shuar kureshtjen, në sesionin pyetje-përgjigje me fansat në Instagram, një prej tyre e ka pyetur Fifin se a flet me Luanën duke u bazuar pikërisht në mungesën e urimit të saj.

“E kam marrë urimin privat, ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ishte përgjigja e këngëtares, e cila e ka etiketuar Vjollcën, madje duke ia shtuar edhe një simbol të zemrës me këtë ngjyrë.

Nuk ka munguar reagimi i Luanës, e cila e ka shpërndarë këtë postim me mbishkrimin: “Fifi im” dhe e ka shoqëruar me të njëjtin simbol të zemrës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/luanavjollca)

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Magazina
Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Kalo në kategori