Filloreta Raçi-Fifi ka qenë një nga emrat më të diskutuar në edicionin e parë të Big Brother VIP.

Ajo krijoi momente nga më të ndryshmet, por nuk munguan edhe situatat paksa të sikletshme, e jo edhe aq të këndshme për të.


Artistja nga Ferizaj e ka treguar disa herë se nuk dëshiron ta shohë ose të përmendet momenti kur ajo humbi ndjenjat në transmetim live në BBV.

Screenshot 20 5 Foto: Screenshot/YouTube

Në një video të shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, 28-vjeçarja shihet e prekur nga dikush që siç kuptohet ka imituar momentin e rrëzimit.

“Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show, nuk jam mësuar të bëj show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”, u shpreh e revoltuar këngëtarja.

Ajo iu drejtua personit në fjalë dhe filloi ta këndonte këngën e famshme “Oj Lulija jonë me limona”.

Ky moment i Fifit u bë viral gjatë asaj kohe, duke u përfolur për muaj të tërë nga i gjithë publiku.

Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Diell” e ka theksuar disa herë se është e lumtur që ka shijuar një eksperiencë të tillë si në Big Brother VIP. /Telegrafi/