Filloreta Raçi - Fifi ka njoftuar fansat se po vjen me koncertin e saj të parë në karrierë.

Në një video të ndarë në rrjete sociale, ajo tregon se ka menduar që një kohë për këtë dhe se ka punuar fort me ekipin.


Ky koncert po vjen më 25 prill në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndonëse biletat dalin së shpejti.

Foto: Instagram

"25.04.2026. Pallati i Kongreseve, biletat në shitje së shpejti", ka shkruar ajo.

E njëjta thotë se është gati të tregojë historinë e saj, një gjë që mezi po pritet edhe nga fansat.

Këngëtarja ka një karrierë të gjatë në skenë me përplot projekte e hite.

Mbetet për të parë se çfarë ka përgatitur artistja për publikun e fansat e saj. /Telegrafi/