LAJMI I FUNDIT:

FIFA Topi i Artë: Lista prej 23 kandidatëve

FIFA Topi i Artë: Lista prej 23 kandidatëve

Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që të tre janë pjesë e listës së ngushtë prej 23 lojtarëve të cilët do të jenë në garë për çmimin FIFA Topi i Artë

-->

Fifa dhe France Football kanë zbuluar listën prej 23 lojtarëve të cilët do të garojnë për çmimin më prestigjioz të vitit për një futbollist, dhe në listë janë të përfshirë edhe të tre kandidatët favoritë.

Ribery shoqërohet edhe nga pesë bashkëlojtarë të Bayern Munichut, pas një sezoni të kaluar impresiv të gjigantit nga Bundesliga, kur bavarezët fituan tripletën.

As këtë herë në listë nuk janë munguar yjet e Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta dhe Xavi, si edhe ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Vendimi përfundimtar do të merret nga kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare si edhe nga përfaqësues të mediave të zgjedhur nga France Football.

Në fillim të dhjetorit FIFA dhe France Football do të zbulojnë listën edhe më të ngushtë të tre lojtarëve të cilët kanë më shumë vota, por pa e zbuluar fituesin.

Fituesi i Topit të Artë do të zbulohet në gala mbrëmjen që do të organizohet më 13 janar të vitit të ardhshëm në Zurich.

Vitin e kaluar treshja e fundit ishin Messi, Ronaldo dhe Iniesta, me argjentinasin që e fitoi çmimin për të tretën herë radhazi dhe mbetet i vetmi që e ka ngritur trofeun nga viti 2010 kur ai filloi të quhet FIFA Topi i Artë.

Lista e plotë e 23 lojtarëve

Franck Ribery – Bayern Munich
Arjen Robben – Bayern Munich
Thomas Muller – Bayern Munich
Manuel Neuer – Bayern Munich
Philipp Lahm – Bayern Munich
Bastian Schweinsteiger – Bayern Munich
Lionel Messi – Barcelona
Andres Iniesta – Barcelona
Xavi – Barcelona
Neymar – Barcelona
Zlatan Ibrahimovic – Paris Saint-Germain
Edinson Cavani – Paris Saint-Germain
Thiago Silva – Paris Saint-Germain
Cristiano Ronaldo – Real Madrid
Gareth Bale – Real Madrid
Mesut Ozil – Arsenal
Robin van Persie – Manchester United
Yaya Toure – Manchester City
Luis Suarez – Liverpool
Andrea Pirlo – Juventus
Radamel Falcao – Monaco
Eden Hazard – Chelsea
Robert Lewandowski – Borussia Dortmund
/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Përfaqësueset
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori