Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar për datën kur nis shitja e biletave për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Burkina Fasos.

Kosova do të ndeshjet me Burkina Fason më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.


FFK ka njoftuar zyrtarisht se shitja e biletave për ndeshjen miqësore do të bëhet nëpërmjet platformës online.

Kjo shitja e biletave fillon të hënën, më 21 mars nga ora 16:00, përcjell Telegrafi.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug nga 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe bileta VIP 80 euro.

Për informata më të hollësishme opinioni do të njoftohet me kohë. /Telegrafi/

telegrafi sport app