Në dy ditët e fundit është hapur një debat se ndeshja e fundit që e vendos titullin e kampionit mes Prishtinës e Dritës duhet të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit.

Çfarë është e vërtet Stadiumi i Prishtinës në dy vitet e fundit ka qenë në rinovim, duke u stërzgjatur rinovimi i tij, edhe pse në vendet tjera për dy vite ndërtohet një stadium i tërë.


Klubi i Prishtinës që e ka edhe mbështetjen e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, kërkon që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e qytet që sipas tyre i plotëson kushtet për këtë ndeshje.

Në anën tjetër shihet një ngurrim dhe refuzim i FFK-së, për ta zhvilluar ndeshjen aty.

29791267 1755542994506561 4942706977655488512 o Stadiumi i Prishtinës

Në anën tjetër nuk ka ende reagim zyrtar të MKRS-së që janë investitor së bashku me Komunën e Prishtinës.

FFK thotë se stadiumi nuk është gati, por e vërtet qëndron ndryshe, pasi stadiumi i Prishtinës qëndron më mirë se sa katër stadiume tjera që zhvillohen ndeshjet e Superligës, ku nuk pa pasur nevojë as për pranim teknik e lerë me gjëra të tjera.

30710380 10156227791857243 7593855071020908544 o Pamje pas lojtarëve të stadiumit të Lirisë që është në rinovim

Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ ku i zhvillon ndeshjet Llapi është një punishte në ndërtim, ku të dy tribuna ende nuk kanë përfunduar dhe pas një asnjë pranim teknik ndeshjet aty zhvillohen.

32293912 10156289512632243 551339016142716928 n Në prapavijë punimet në Zahir Pajaziti në Podujevë (Foto: Fc Llapi)

Njëjtë qëndron situata edhe stadiume si Shahin Haxhiislami në Pejë, stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas e stadiumi ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.

30171713 10157067474288538 8306050527221497457 o Stadiumi i Besës ku mungonjë rrethojat (Foto: Fc Prishtina)

Në të gjithë këto stadiume punimet janë të hapura, ku situata qëndron më keq se sa në stadiumin e Prishtinës. /Telegrafi/

telegrafi sport app