Fetai: Zhvillohen hetime për keqpërdorime te Lotaria dhe sektori energjetik

Hetime financiare kundër korrupsionit dhe konfisikim të aseteve që burojnë nga krimi dhe korrupsioni – e gjithë kjo do të zhvillohet përmes një fronti ndërinstitucional. Këtë e paralajmëroi zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe llogaridhënie Arben Fetai në emisioni “Politica” në televizionin Globi.
Veçmë ka hetime të kësaj natyre tha ai, ndërsa me buxhetin e vitit të ardhshëm organeve të hetuesisës do t’u rriten financat. Fetai tha se aktualisht zhvillohen hetime për keqpërdorime nga ish zyrtarët te Lotaria dhe sektori energjetik.
“Prej qershorit kur e kemi marrë pushtetin, ku kemi zbuluar afera të ndryshme korruptive. Ndër to më problematikët, ndoshta ato me nivelin më të lartë, janë te Lotaria shtetërore ku ka pasur abuzime të skajshme dhe shkelje të ligjit për t’u dhënë licenca oligarkëve njerëzve të afërt të BDI-së, e kështu me radhë, në mënyrë krejt anti-ligjore. Dëgjuat me siguri se aty pritet shumë shpejtë të ketë hapje të hetimeve dhe e dimë se deriku çojnë këto hetime. Raste tjera janë ato në sektorin e energjetikës në TEC Osllomej, REK Manastir, dhe ka edhe shumë raste të cilat janë duke ndjekur kursin e tyre në organet e hetuesisë brenda Ministrisë së Financave, Policia Financiare dhe Drejtoria e Intelegjencës Fiananciare, qendra e hetuesisë në kuadër të MPB-së, dhe ato lëndë kanë ecur dhe ecin në baza ditore në sistemin prokurorial të vendit”, deklaroi zv.kryeministri Fetai.
Fetai thotë se sistemi i drejtësië te ne ka besueshmëri të ulët, por me presion politik dhe ligje të reja nga ana e Qeverisë, mund të ketë rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai paralajmëron reformë të re në drejtësi e cila do të vijë përmes një dialogu me partnerë të brenbdshëm dhe ato ndërkombëtarë.
“Besoj që do të duhet pak kohë, do të duhet dialog i vazhduar me partnerët ndërkombëtarë, me të gjitha palët e përfshira në nivel vendi për të dalur te një reformë e cila ndoshta nuk do të jetë aq radikale sa ishte ajo e Shqipërisë, por që do përmbajë elemente të asaj që ka funksionuar në rastin e Repubikës së Shqipërisë, veçanërisht në segmetin e vettingut dhe të SPAK-ut që është atje. Por, forma që do marrë kjo reformë në drejtësi te ne, është shumë herët po më duket për t’u dhënë pista të mundshme, sepse e dimë që prioritetet që i kemi tani janë ndryshimi i Kodit Penal, Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, Ligji i ri për Këshillin e Porkurorisë, Ligji i ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë. Këtyre duhet t’u qasemi sepse këto janë zotimet në kuadër të Agjendës reformuese që kemi me BE-në të këtij procesi hap pas hapi në dialog të përhershëm me BE dhe SHBA që janë partnerët tanë kryesorë sa i përket reformës në drejtësi”, deklaroi zv.kryeministri Fetai.
Ndryshe, ditë më parë edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë Angela Ageler paralajmëroi zgjerim të listës së zezë ameriake me emra nga Maqedonia. Ajo tha se lista është dinamike dhe veçmë disa emra janë duke u shqyrtuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës