LAJMI I FUNDIT:

Festivali “Epizode” shpall datat për edicionin debutues në Shqipëri

Festivali “Epizode” shpall datat për edicionin debutues në Shqipëri

“Epizode”, një nga festivalet më emocionuese të muzikës dhe artit në botë, do të ketë edicionin e tij debutues në Shqipëri, 23 – 26 shtator 2021. Ngjarja më spektakolare e Azisë, për herë të parë, do të paraqesë përzgjedhje muzikore të klasit të parë, një mjedis artistik gjithëpërfshirës dhe atmosferë elektrizuese drejt në plazhin e begatë të Lezhës.

Ky festival do të sjellë katër netë të pandërprera të programit muzikor të përshkuar me agime dhe perëndime dielli magjepsëse, së bashku me aktivitete relaksuese ditore dhe përvoja të tjera të paharrueshme. Festivali do të vazhdojë prezantimin e emrave më të mëdhenjë të muzikës elektronike në gjithë botën, së bashku me talentët më të mirë rajonalë. Ata do të performojnë në skena të dizajnuara në mënyrë kreative dhe në mes instalacioneve të artit të shpërndara në të gjithë plazhin.

“Ne jemi shumë të gëzuar për të lansimin dhe faktin që po sjellim atmosferën e Epizode në Shqipërinë e bukur. Ne do të vazhdojmë të shkruajmë historinë që kemi filluar pesë vjet më parë në Vietnam, së bashku me njerëz nga 90 shtete. Gjithmonë do të drejtohemi nga kualiteti dhe energjia e mirë, jemi plotësisht të përkushtuar për të sjellë DJ më të mëdhenjë botëror dhe po ashtu t’i promovojmë e shfaqim talentët më të mirë të Ballkanit. Ne ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni në këtë aventurë të re”, tha menaxhmenti i Epizode.


Festivali “Epizode” ndodhet në zonën magjike bregdetare të Lezhës në Shqipërinë Veriperëndimore, e mbushur me peizazhe të begatshme, pyje me pisha të gjelbërta dhe det të ngrohtë smerald. Natyra mahnitëse, kultura mesdhetare, mikpritja e pashembullt dhe ushqimi vendor tejet i shijshëm, do ta bëjnë këtë udhëtim të paharruar.

Lindur në vitin 2016 në ishullin Phu Quoc të Vietnamit, Epizode, vetëm në katër vjet, ka lënë shenjë mbresëlënëse ndërkombëtarisht, duke u bërë një ngjarje që nuk bën të humbet për adhuruesit e muzikës dhe artit, aventurierët globalë dhe profesionistët e muzikës. Edicionet e mëparshme të EPIZODE kanë vendosur standardin duke kuruar disa nga artistët më të respektuar në skenën globale, përfshirë [A: RPIA: R], GOLDIE, LOCO DICE, NINA KRAVIZ, MOODYMANN, PEGGY GOU, RICARDO VILLALOBOS, SETH TROXLER, SONJA MOONEAR dhe ZIP, së bashku me talentet e shumtë vendas. Emra të njohur ndërkombëtarisht të klubeve si ANTS, Arma, Half Baked dhe Mdrnty gjithashtu kanë hyrë në programin e festivalit.

Ky edicion i festivalit realizohet në bashkëpunim me UNUM – një ndër festivalet më të madha shqiptare.

Biletat Early Bird Multi-Passs do të jenë në dispozicion prej datës 15 korrik, duke filluar me çmimin ndërkombëtar prej 69 €, ndërsa për vendet e Ballkanit do të jetë çmim i veçantë duke filluar prej 44 €. Biletat mund të blihen onlinë përmes uebfaqes të Epizode.

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues: Gjithçka që ndodhi në finalen e madhe

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues: Gjithçka që ndodhi në finalen e madhe

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Kalo në kategori