LAJMI I FUNDIT:

Festimi i Bellingham: Nga vjen dhe çfarë do të thotë për të?

Festimi i Bellingham: Nga vjen dhe çfarë do të thotë për të?

Që kur u transferua tek Real Madridi, Jude Bellingham shumë shpejtë është shndërruar nga një talent i ri në moshë që premton shumë, në njërin nga futbollistët më me ndikim në botë.

Sezonin e kaluar, ai pothuajse i vetëm arriti që ta mbajë Borussia Dortmundin në garë për titull kampion në Bundesliga.

Tek Real Madridi ai ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje dhe secili prej këtyre golave ishte shoqëruar me një festim duke zgjatur krahët, që tashmë është bërë mjaft i famshëm dhe shumë lojtarë tjerë janë inspiruar nga anglezi, për ta bërë të njëjtin festim.


Gjithçka filloi kur anglezi po luante për Birmingham Cityn në Angli. Në vitin 2019, 16-vjeçari u bë pjesë e ekipit të parë pasi paraprakisht kishte luajtur në grupmoshat e këtij klubi.

Më 31 gusht të vitit 2019, Bellingham e nisi nga minuta e parë ndeshjen ndaj Stoke Cityt për herë të parë ku madje shënoi edhe gol.

Në ndeshjen e radhës ndaj Charltonit, Jude përsëri ishte pjesë e formacionit bazë dhe shënoi golin që i dha tri pikët ekipit të tij.

“E vërteta është se nuk jam saktësisht i sigurtë se nga më erdhi kjo ide. E fillova në Birimingham dhe e kam bërë që nga atëherë, por nuk jam duke e bërë për ndonjë arsye të veçantë”, ka thënë Jude kur u pyet për festimin e tij.

Bellingham vazhdoi të festonte kështu edhe tek Dortmundi:

Dhe po e bën përsëri edhe tek Real Madridi:

Bellingham, natyrisht, nuk është futbollisti i parë që feston golat e tij në këtë mënyrë. Këtu është David Beckham, duke bërë pothuajse të njëjtën festë:

Megjithatë, në ditët e sotme shumica e tifozëve e dinë se është ‘festimi i Bellingham’ dhe lojtarët e tjerë po e “kopjojnë” me kënaqësi. Ja festimi i Mykhailo Mudryk, pasi shënoi kundër Arsenalit:

Joao Felix pas golit të shënuar ndaj Atletico Madridit:

Lucas Paqueta dhe Said Benrahma (Lojtarë të West Ham United)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Ndërkombëtare
Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
“Rrahmani dhe Berisha ende në fazë rikuperimi”  - Foda flet për gjendjen e dy yjeve të Kosovës

“Rrahmani dhe Berisha ende në fazë rikuperimi”  - Foda flet për gjendjen e dy yjeve të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori