LAJMI I FUNDIT:

Ferrari tregon siluetën e super-makinës hibride që e prezaton nesër (Foto)

Ferrari tregon siluetën e super-makinës hibride që e prezaton nesër (Foto)

Duket se pritjes, i ka ardhur fundi me një lajm shumë të mirë

Në fillim të vitit, Ferrari befasoi të gjithë me F8 Tributo, që ka 720 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi. Kjo nuk është e vetmja befasi e kompanisë italiane për 2019, pasi në përgatitje është edhe një super-makinë hibride.


Makina që e ka motorin e elektrifikuar njëjtë sikurse F8 Tributo, por që mund të arrijë deri në 1,000 kuaj fuqi, është parë duke u testuar me shtresa të mëdha kamuflazhi.

Deri më tani, është menduar se do të zgjatë shumë, derisa të prezantohet zyrtarisht kjo makinë, mirëpo Ferrari ka treguar datën e sakt të prezantimit. “Guxo të imagjinosh” shkruan sipër siluetës të kësaj super-makine, teksa mësohet se do ta shohim shumë shpejtë.

Megjithëse në imazh nuk vërehet shumë, pasi është vetëm pamja e pjesës së pasme, gjithçka pritet të prezantohet nesër lidhur me këtë makinë. /Telegrafi/