Ferrari po zhvillon veturën e parë elektrike me ndihmën e NASA-s

Ferrari po përgatit automjetin e tij të parë elektrik dhe kishte nevojë për ndihmë në zhvillimin e tij.
Ai bashkëpunoi me LoveFrom të Jony Ive, ish-shefi i dizajnit të Apple, për të dizajnuar kabinën.
Prodhuesit të veturave gjithashtu iu desh të kontaktonte NASA-n për t'u siguruar që përshpejtimi i automjetit elektrik nuk do t'i shqetësonte pasagjerët.
CEO i Ferrarit, Benedetto Vigna, thase automjetet elektrike mund të përshpejtohen me një shpejtësi kaq të fuqishme sa “ndonjëherë kjo po na shqetëson trurin”, kështu që prodhuesi iu drejtua ekspertëve.
Përveç bashkëpunimit me NASA-n, ai kreu studime mjekësore.
Raportohet se prodhuesi i automjeteve donte të zbulonte, "cili është niveli i përshpejtimit që i shqetëson njerëzit".
Por, pavarësisht konsultimit me NASA-n dhe ekspertë të tjerë mjekësorë, Ferrari Luce do të jetë i shpejtë.
Prezantimi i parë i veturës elektrike nga Ferrari ka zbuluar tashmë disa informacione paraprake rreth modelit.
Në tetor, prodhuesi pretendoi se vetura elektrike do të prodhonte mbi 986 kuaj fuqi dhe do të arrinte shpejtësinë nga zero në 99 km/h në 2.5 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 311 km/h. /Telegrafi/



















































