LAJMI I FUNDIT:

Ferrari ka krijuar një çelës gjigant për modelin Roma

Ferrari ka krijuar një çelës gjigant për modelin Roma

Shumë mirë për ata, që duan t’ju tregojnë njerëzve në tavolinë se kanë një nfa Ferrarit e fundit

Në një aktivitet privat të zhvilluar në kryeqytetin Italisë, Ferrari ka prezantuar modelin Roma, që pritet ta lansojë së shpejti, transmeton Telegrafi.


Janë vetëm disa imazhe zyrtare që e tregojnë këtë model nga jashtë, ndërsa nuk dihet brendia dhe specifikat që do t’i ketë.

Por, në prezantimin para vizitorëve të zgjedhur, dikush ka arritur që ta fotografojë çelësin gjigant të krijuar për këtë makinë.

Metali me linja të drejta, është vendosur në pjesën e pasme, derisa pjesa e përparme është nga lëkura dhe ka butonat për hapjen e dyerve dhe derës së pasme dhe mbylljen e tyre.

Roma shkruan në pjesën e lëkurës, që tren se është çelësi i këtij modeli, por pritet që të përdoret edhe për modelet tjera.

Imazhet e shpërndara, tregojnë më shumë se ky çelës pasi aty shihen edhe ulëset e pasme të Ferrari Roma, që lë të kuptohet se është makinë për katër persona. /Telegrafi/