Ferrari Daytona SP3 unik shitet për një rekord prej 26 milionë dollarësh

Një Ferrari Daytona SP3 unik, i personalizuar nga programi Tailor Made, u shit për 26 milionë dollarë në ankandin e RM Sotheby’s në Monterey.
Çmimi është disa herë më i lartë se një Daytona SP3 i zakonshëm, që vlerësohet mes 5 dhe 6 milionë dollarë.
Makina ka një dizajn të veçantë me trup dy-ngjyrësh prej karboni, Giallo Modena dhe elementë aerodinamikë në të zezë me shkëlqim.
Për herë të parë në një Ferrari, logotipi i markës shtrihet në të gjithë pjesën e sipërme të karrocerisë.
Brenda, kabina është e veshur me materiale inovative të ricikluara dhe fibra karboni të përdorura në Formula 1.
Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për bamirësi, në mbështetje të Fondacionit Ferrari. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































