LAJMI I FUNDIT:

Ferran Torres është një hap tutje për të kompletuar treshen e madhe të Barcelonës që do t’i bëjë ballë Real Madridit

Ferran Torres është një hap tutje për të kompletuar treshen e madhe të Barcelonës që do t’i bëjë ballë Real Madridit

Barcelona ka kompletuar blerjen e Ferran Torres teksa kërkon të forcojë sulmin e saj dhe të formojë një treshe të fuqishme të përbërë edhe me Ansu Fatin dhe ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Me ardhjen e mundshme të Kylian Mbappe në Real Madrid verën e ardhshme, Los Blancos pritet të bashkojnë treshen e tyre, me francezin, Vinicius Junior dhe Karim Benzema.

Duhet të theksohet se Haaland është objektivi nr.1 i Joan Laporta që kur ai u bë president i Barcelonës.


Në prill Laporta u takua me Mino Raiolan dhe babain e lojtarit në Barcelonë, ndërsa pak ditë më parë presidenti i Blaugranas kishte drekuar me agjentin e tij në Itali.

Ideja e Laporta është të bashkojë tre sulmuesit e jashtëzakonshëm dhe të formojë një nga treshen e rinjtë më emocionues në Evropë.

Ansu Fati është 19 vjeç, ndërsa Ferran dhe Haaland janë vetëm dy vjet më të mëdhenj se sulmuesi i talentuar i Barcelonës. /Telegrafi/