Kompania Feronikeli do të rifillojë prodhimin sonte në mesnatë, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj kompanie, Fehmi Nika. Feronikeli ka rreth 6 muaj që e kishte ndalur prodhimin, kurse së fundi është blerë nga miliarderi shqiptar, Samir Mane.
Kompania e biznesmenit Samir Mane, “Group Balfin”, as një muaj nga konfirmimi se ka blerë shumicën e aksioneve të gjigantit metalurgjik “Feronikel”, ka bërë që të rifillojë puna. Punëtorët që nga dje janë në vendet e tyre të punës, kurse sonte do të rifillojë edhe prodhimi, ka konfirmuar për Radio Kosovën kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Fehmi Nika.
“Në Feronikel nga dje çdo gjë është kthyer në vendin e vet, është normalizuar dhe punëtorët kanë filluar me ndërrime ashtu si ka qenë më herët, kështu që prodhimi faktikisht fillon prej orës 24 sonte në mbrëmje. Kështu që pas ndërrimit të pronarit në Feronikel, çdo gjë është normalizuar”, tha Nika.
Sipas tij, ndërrimi i pronarit ka bërë që të kryhen edhe obligimet ndaj punëtorëve.
“Sa i përket obligimeve ndaj punëtorëve janë kryer rrogat e punëtorëve. Kështu që veç mbetet rroga e korrikut që është afati deri më 15’in që t’u paguhet punëtorëve”, tha Nika.
Ai më tej theksoi se punëtorët janë të kënaqur për rifillimin e punës dhe presin ditë më të mira në këtë gjigant metalurgjik. Edhe vetë “Gupi Balfin” që e ka blerë tashmë Feronikelin, thotë se “ka planifikuar të kryejë investime shtesë në kompani, në mënyrë që potenciali i sektorit minerar në Shqipëri dhe Kosovë të mund të vihet në përdorim në mënyrë të plotë dhe për ta rritur prodhimin e nikelit nga 7200 ton në vit, në mbi 10 000 ton në vit. /RadioKosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës