Në gjykimin ndaj Valmir Hajrullahut, Freskim Buqajt dhe Saranda Dobrunës, të cilët po akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe mashtrim, të dëmtuarit Naim Tahiri dhe Murat Bylykbashi kanë sqaruar se si janë mashtruar nga përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Qendra për Avokim dhe Diplomaci” (QAD).
Fillimisht dëshmitari Naim Tahiri ka sqaruar se kur ishte hapur thirrja publike nga organizata QAD për një grant për bletë, kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe kishte aplikuar brenda afatit ligjor.
Ai tha se pas disa ditëve ishte kontaktuar nga zyrtarët e organizatës, konkretisht Arber Januzaj i cili tha se ishte prezantuar si zyrtar i lëndës, i caktuar nga udhëheqësi i organizatës QAD, Valmir Hajrullahu, duke i thënë se ai do të jetë menaxher i lëndës dhe se për të qenë përfitues duhet të paguaj participimin.
“Vlera e grantit të aprovuar ishte 29 mijë e 928 euro dhe më ka thënë se për ta nënshkruar vendimin e përfituesit t’i duhet të paguash participimin në vlerë 28% e që ishte 8379.84 euro”, tha dëshmitari Tahiri.
Ai tha se kishte dyshimet e tij që në kontaktet e tij me këtë zyrtar të kësaj organizate sepse në faturë kishte shënuar “N.SH QAD”, kurse thirrja publike ishte bërë nga “OJQ QAD”, duke dyshuar se mashtrimi kishte filluar nga themelimi i kësaj organizate.
Dëshmitari Tahiri ka sqaruar se ai pasi kishte marrë faturën, i ishte kërkuar që të paguajë edhe 9% të TVSH-së para në dorë.
“Kam refuzuar të paguaj dhe i kam thënë pse t’i paguaj në dorë, më lësho faturë përndryshe nuk do të bëj pagesën e grantit. Më tha po konsultohem me drejtorin e organizatës që në fakt ishte Valmir Hajrullahu, ka fol në telefon dhe më ka thënë që kryeauditori, drejtuesi i organizatës më ka thënë se nëse i paguan këto, je përfitues i projektit nëse si paguan e ke humb projektin”, tha dëshmitari Tahiri.
Ai tha se për shkak të mirëqenies së tij sociale ishte detyruar që të hyjë në kredi, të marrë këto para duke e kryer pagesën më 2 shtator 2016 në vlerë prej 8379.84 euro.
“Për këto ditë unë hulumtova në internet lidhur me veprimtarinë e kësaj organizate dhe fatkeqësisht u mashtrova sepse në web faqe kishin shfaqur shumë grante të cilat i kishin përkrahur nëpër Kosovë. Kam shiquar edhe disa prezantime në televizion, në “start up” në televizionin 21 ku Valmir Hajrullahu bënte propagandë lidhur me aktivitetin e kësaj organizate”, ka thënë dëshmitari Tahiri.
Tutje, ai tha se në ditën e nënshkrimit menaxheri i lëndës Arber Januzaj i kishte thënë se meqenëse “OJQ QAD” nuk ka kontraktor për furnizim të bletëve dhe pajisje për bletari, të gjejë një kontraktor dhe kontraktori posa të implementoi projektin, t’ua sjellë faturat për t’ia bërë pagesën direkt kontraktorit.
Tahiri tha se ai kishte kontraktuar biznesin individual Isuf Ramaj B.I, nga Skenderaj, i cili i ishte zotuar se do t’ia sigurojë të gjitha bletët dhe pajisjet për bletari.
“Emri i këtij personi është Aziz Ngucati (përfaqësues i biznesit), i cili ka biseduar me drejtuesit e organizatës QAD, që më ka thënë kam biseduar pikërisht me Valmir Hajrullahun dhe me pas ka përgatitur faturat qe i ka dërguar në QAD”, tha dëshmitari Tahiri.
Ai tha se participimi në vlerë prej 8379.84 euro në organizatën QAD e kishte bërë ai, kurse organizata QAD ka qenë e obliguar të paguajë vlerën në llogarinë e biznesit individual, në vlerë prej 29928 euro, përmes bankës.
Sipas dëshmitarit Tahiri, vendimi me të cilin i është aprovuar projekti është nënshkruar nga drejtori i QAD Freskim Buqaj kurse përgjegjës i lëndës ka qenë Arber Januzaj.
Ai tha se as pjesa e 71% e projektit total qe ka qenë obligim të paguhej nga përfaqësuesit e QAD, biznesit individual Isuf Ramaj B.I, e as pjesa që ai ka participuar nuk i është paguar kurrë.
“As kjo pjese e as pjesa qe unë kam participu, nuk ju ka pagu kurrë. Ata është dashtë vlerën prej 29.928 euro”, tha dëshmitari Tahiri.
Tutje, i njëjti ka sqaruar se Arber Januzaj i kishte thënë se kanë disa probleme të cilat do të rregullohen shpejt, ndërsa pas disa ditëve kur kishte shkuar në zyrat e QAD kishte parë shiritat e policisë ndërsa brenda kishin qenë Valmir Hajrullahu, Freskim Buqaj dhe disa pjesëtarë të stafit.
“Unë atë ditë i kam thënë pikërisht këtyre Valmirit ‘mos na merr në qafë sepse unë kam hy në kredi dhe e kam pagu pjesën e participimit’, prandaj ose pagune grandin ose së paku m’i kthe paret e mia. Përgjigja e tij ishte: ‘Granti do të realizohet, por vetëm sa t’i mbyllim disa paqartësi me shtetin, paret e tua janë të sigurta, por s’po kam qef me u dëmtu ti, dhe kemi me ta pagu tërë grantin’”, ka thënë dëshmitari Tahiri.
Sipas tij, kjo nuk ishte realizuar duke u detyruar kështu që të kthejë të gjitha pajisjet për bletari furnitorit ku vetëm për transport vajtje-ardhje tha se kishte paguar 1000 euro.
Dëshmitari Tahiri tha se përveç kësaj, shuma e vlerës që ai është dëmtuar është 9018 euro të cilat tha se i kishte paguar direkt QAD-it.
Ai tha se ndihet i mashtruar dhe i fyer.
“Jo i mashtruar por edhe i fyer. Këta pak është me ju thanë kriminelë, është dashtë më u mbajt gjykim në publik me e pa të gjithë se krejt Kosovën e kane mashtru këta”, tha në fund dëshmitari Tahiri.
Më pas, seanca në sesionin e pasdites ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Murat Bylykbashi
I njëjti ka sqaruar se për QAD-in ishte njoftuar nga një ish-kolege e tij me c’rast edhe ishte interesuar për projektet e proklamuar duke iu drejtuar zyrës së QAD-it në Hotel Grand në Prishtinë.
Ai tha se kishte kontaktuar disa herë me të akuzuarin Valmir Hajrullahu para se të nënshkruante kontratën, duke u bindur se mund të përfitojë nga ai donacion që kanë proklamuar.
Sipas dëshmitarit Bylykbashi, ai fillimisht kishte bërë projektin dhe planin e biznesit për furnizimin e krerëve të viçave për majmëri, duke kompletuar dokumentacionin dhe duke aplikuar në zyrat e QAD-it për grant bashkë me bashkëshorten e tij.
Tutje, sipas tij, kontrolla nga QAD-i kishin qenë në fermën e tij, duke vlerësuar se i plotëson kriteret për fitimin e grantit.
“Së pari kam shku e kam nënshkru marrëveshjen dhe ma kanë dhënë fletëpagesën për të participu edhe unë në vlerë prej 7000 euro. Unë 533.90 cent i kam pagu TVSH në dorë me para të gatshme, në zyrën e tyre, këtu i kam dëshmitë e pagesës dhe e kam prit në afat prej 60 ditëve”, ka thënë dëshmitari Bylykbashi.
Ai tha se vlera totale e projektit ka qenë 29 mijë euro nga Valmir Hajrullahu me të cilin ishte takuar rreth 6 herë.
I njëjti tha se kishte kërkuar llogari nga Valmir Hajrullahu se për çfarë arsye nuk është realizuar ky projekt.
“Valmiri m’u ka përgjigj, mundesh me i tërhek të hollat për shkak të kontratës pasi që ende s’na kanë ardhë krejt. Unë kam bërë kërkesë për t’i tërhjekur mjetet në zyrën e QAD-it, dhe mjetet nuk janë kthy kurrë asnjëherë”, tha ai.
Dëshmitari Bylykbashi tha se ai e ndjen veten të mashtruar pasi që projekti nuk është realizuar asnjëherë dhe se mjetet që kishte kryer pagesën, i kishte marrë kredi.
Ndërsa tha se është i dëmtuar rreth 10 mijë euro në total.
Pas përfundimit të dëshmisë së tij, me kërkesën e të akuzuarit Valmir Hajrullahu, është ndërprerë shqyrtimi gjyqësor për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Në këto rrethana, pa kundërshtimin e palëve të tjera, ka aprovuar këtë kërkesë.
Kjo lëndë më parë ishte duke u gjykuar nga gjykatësi Sh.H, por meqë i njëjti ka ndërruar jetë tani ky rast gjykohet nga gjyqtari Agim Kuçi kryetari dhe anëtarët: Ngadhnjim Arrni e Medije Bytyqi.
Në këtë rast, me parashtresë të datës 21 janar 2020, prokurori Arian Gashi kishte bërë precizimin e aktakuzës sa i përket të dëmtuarve, ku përpos të dëmtuarve të paraqiten edhe Feriz Bytyqi, Arsim Leci, Nazmir Piraj, Arsim Leci, Shkelzen Pantina, Shpëtim Lajqi, Shyqeri Skenderi dhe Xhavit Alshiqi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 mars 2017, kishte ngritur aktakuzën ndaj Valmir Hajrullahut, Freskim Buqaj dhe Saranda Dobrunës për veprat penale “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mashtrim”.
Tre të akuzuarit ngarkohen se kishin themeluar organizatën joqeveritare “Qendra për Avokim dhe Diplomaci” (QAD) dhe kishin mashtruar fermerë kinse kishin ofruar subvencione, për të cilët të dëmtuarit kishin participuar me vlerën në mes 25 dhe 30% të kërkesës. Sipas aktakuzës, ata nuk e kishin përmbushur obligimin e participimit të tyre të premtuar, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumë të mëdha të parave, vlera e të cilave kishte arritur rreth 600 mijë euro, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A