Qyteti i Ferizajt po bëhet gjithnjë e më i njohur për nga murale e tij. Deri më tani, mbi 100 murale janë realizuar në të gjithë qytetin,.

Artistja e njohur Lebibe Topalli ka ndarë në profilin e saj në Facebook disa fotografi të muraleve, teksa ka ka pohuar se synimi i saj dhe i ekipit të saj ka qenë që Ferizaj të njihet si "Qytet i Muraleve".


"A e dini se në Ferizaj janë realizuar më shumë se 100 murale? Qëllimi ynë ka qenë dhe është që Ferizaj të identifikohet si 'Qytet i Muraleve' duke e shndërruar qytetin në një Galeri të Hapur Urbane", shkruan Topalli.

397550556 7153640544669037 7510500984811867760 n

Realizimi i këtyre projekteve përpiqet të rritë ndërgjegjësimin dhe vlerësimin për artin e muralit.

397492588 7153639828002442 8508824595221810893 n

Me ndihmën e artistëve si Topalli, Ferizaj po shndërrohet në një qendër të re të kulturës së artit urban në Kosovë./Telegrafi/

Q