Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.A dhe I.Sh. shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se veç e veç, kanë kryer veprën penale dhunimi.
Gjyqtari ka vërtetuar faktin se i pandehuri S.A. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar, në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 14 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet ka kryer akt seksual, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim.
Ndërsa dyshuari I.Sh. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 16 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjet, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës, konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit as dëshmitarët tjerë të mundshëm dhe të dëmtuarat, andaj mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendeshin në liri mund të ndikojnë tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në të dëmtuarat e mitura.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë