LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj në gjendje të vështirë financiare, klubi rrezikon të mos i vazhdojë garat

Ferizaj në gjendje të vështirë financiare, klubi rrezikon të mos i vazhdojë garat

Klubi i futbollit Ferizaj, tash e disa kohë ka hasur në vështirësi financiare, por këtë vit po ndjehen më shumë.

Edhe përkundër këtyre problemeve, drejtori sportiv, Nadir Haxhimusa, kishte arritur të ndërtojë një skuadër të fortë për Ligën e Parë, duke mbledhur 19 pikë, që e mbajnë në pozitën e katër dhe me gjasa për tu kthyer në elitë.

Po ashtu ky ekip ka kaluar edhe në 1/8 e Kupës së Kosovës ku do të takohet me Trepçën ’89.


Por çështja financiare e klubit është e rënduar dhe klubi rrezikon të mbetet pa lojtarë, pasi aksionarët e klubit nuk iu përgjigjen përgjegjësive që kanë marr.

Mësohet se asnjë nga lojtarët e ekipit të parë nuk ka pranuar të dal në stërvitje, ndërsa trajneri Burim Çerekini, ka filluar me lojtar të rinj.

Vonesën e pagave dhe mungesën e lojtarëve e ka pranuar për Telegrafin edhe drejtori sportiv, Nadir Haxhimusa, duke dhënë një prononcim të shkurtër vetëm për këtë çështje.

“Është e vërtet që situata financiare në klub nuk është e mirë. Rrezikojmë të mos i nisim garat në pranverë, pasi ka kohë që situata është kështu. Nëse nuk ndodh ndonjë mobilizim, atëherë do të jetë e vështirë për ne”, ka thënë ai.

Ferizaj në vitet e fundit ka hasur në vështirësi financiare, ku shpesh herë vonesat e pagave, kanë qenë lajm nga ky qytet, e jo sukseset e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori