Ferguson rekomandon trajnerin e njohur italian te Manchester United si trashëgimtar të Ten Hag

Sipas mediave në Itali, legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson ka sugjeruar që Max Allegri do të ishte ideal për të zëvendësuar Erik ten Hag në postin e trajnerit. Skuadra e Ligës Premier është në krizë pas një serie rezultatesh të tmerrshme, duke kulmuar me barazimin 1-1 në Ligën e Evropës ndaj FC Twente dhe humbjen 3-0 në Ligën Premier në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur. Nëse humbasin ndaj FC Porto në Evropë të enjten dhe Aston Villa në fundjavë, atëherë holandezi ka të ngjarë të shkarkohet gjatë pushimit kur luajnë kombëtaret.

Ky medium këmbëngul se legjenda e Manchester United, Ferguson, e ka këshilluar klubin që të kërkojë ish- trajnerin e Juventusit dhe jo Thomas Tuchelin. Italiani është i lirë pasi u shkarkua nga Juventusi për një mosmarrëveshje me drejtorin Cristiano Giuntoli, pavarësisht se kjo ndodhi pasi Juventus fitoi Kupën e Italisë në maj.












































