Hoxha takon ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
Hoxha në një postim në X shkruan se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.
Lexoni të plotë postimin e tij në X:
Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.
Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.
Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik. /Telegrafi/
🇦🇱🇽🇰 Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se #Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.
Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për… pic.twitter.com/BvYR4QiJvd
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) March 25, 2026





















































