Fëmijët, nënat e të cilëve kanë pirë qumësht gjatë ushqimit me gji të foshnjës treguan një tendencë më të ulët të zhvillimit të alergjive

Një studim i ri suedez ka treguar se nënat që pinë qumësht lope gjatë ushqimit me gji të foshnjës kanë një efekt pozitiv te foshnjat duke zvogëluar rrezikun e shfaqjes së alergjive nga ushqimi
Ky është një hap i parë bindës në përcaktimin e lidhjes së mundshme midis ushqimit të nënës dhe rrezikut të alergjive, ka thënë dr. Peter Lio, docent i dermatologjisë dhe pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northwestern Feinberg në Çikago, transmeton Telegrafi.
Truket se si të mposhtni alergjinë
Gjatë hulumtimit, studiuesit pyetën më shumë se 500 nëna suedeze për zakonet e tyre të ngrënies në javën e 34-të të shtatzënisë, një muaj pas lindjes dhe përsëri katër muaj më vonë. Ata kontrolluan raportet e konsumimit të qumështit dhe produkte qumështi nga nëna përmes biomarkerëve në gjak dhe qumështit të gjiri dhe konfirmuan alergjitë e gjetura tek fëmijët me pediatrit e tyre.
Fëmijët ishin kryesisht alergjikë ndaj vezëve, qumështit ose të dyjave.
– Kemi zbuluar që nënat e njëvjeçarëve të shëndetshëm gjatë ushqimit me gji kanë konsumuar më shumë qumësht lope se nënat e njëvjeçarëve alergjikë, thotë bashkëautorja e hulumtimit Mia Stråvik, kandidate për doktoraturë në Departamentin e Fakultetit të Ushqimit në Universitetin e Teknologjisë Chalmers në Gothenburg, Suedi.
– Edhe pse ekziston një lidhje e qartë, nuk konstatojmë që pirja e qumështit të lopës ka qenë ilaç i përgjithshëm kundër alergjisë në ushqim – është thënë në një deklaratë të universitetit.
Përfundimet e hulumtimit janë konstatuar edhe pasi që janë marrë parasysh faktorët e tjerë të cilët rrisin rrezikun nga alergjia dhe gjenetikës së nënës.
Njëra ndër teoritë është që qumështi në ushqimin e nënës përmban materie të cilat stimulojnë sistemin imunitar të fëmijës.
Mundësia tjetër është që konsumimi më i madh i yndyrave të ngopura në qumësht natyrshëm mund të çojë deri te shpenzimi më i vogël i yndyrave të pangopura.
Fëmijët, nënat e të cilëve kanë konsumuar më shumë fruta gjatë ushqyerjes me gji, veçanërisht fruta me kokrra, morën një përqindje më të lartë të ekzemës në ditëlindjen e tyre të parë, është thënë gjithashtu në hulumtim.
Ekzema, e quajtur ndryshe dermatiti atopik, është një gjendje kronike e lëkurës e karakterizuar nga kruajtje dhe inflamacion. Këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga biomarkerët dhe duhet të verifikohen.
Hulumtimi është ende vazhdon dhe shkencëtarët synojnë t’ju paraqiten nënave që morën pjesë në hulumtim kur fëmijët e tyre të mbushin katër vjeç me pyetësorë të rinj.
Dr. Peter Lio paralajmëron nënat e ardhshme se ende nuk është konfirmuar se vetëm pirja e qumështit mund të zvogëlojë rrezikun e alergjive, por që këto të dhëna duhet të rikontrollohen, idealisht në një shkallë shumë më të madhe.
Dr. Bruce Lanser, alergolog i fëmijëve në Qendrën Kombëtare të Shëndetit Hebre në Denver, paralajmëroi se nuk duhet të mbështeteni shumë në këto gjetje sepse ‘të dhënat mbi ushqimin e nënave gjatë shtatzënësisë dhe ushqyerjes me gji kanë qenë kontradiktore disa kohë, secili studim tregon diçka ndryshe’.
Ai shton se ekzistojnë një numër faktorësh të mundshëm që mund të parandalojnë alergjitë por edhe t’i përkeqësojnë ato. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit