LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e lindur në vjeshtë janë më aktiv

Fëmijët e lindur në vjeshtë janë më aktiv

Fëmijët të cilët kanë lindur gjatë stinës së vjeshtës, më shumë merren me sport sesa ata që kanë lindur në pranverë, thotë një studim i ri britanik.

Studimi është kryer me 1.000 fëmijë, deri në moshën 11 vjeçare. Rezultatet tregojnë se, fëmijët e lindur në pranverë, janë rreth nëntë për qind më pak të prirë për t’u marrë me sport apo aktivitete fizike.

“Ky është një dallim i vogël, por shumë interesant”, ka komentuar Calum Mattocks, i cili ka punuar në studim.


Fëmijët e lindur në vjeshtë janë më të zhvilluar dhe duken më mëdhenj sesa kolegët e klasës, andaj edhe arrijnë rezultate më të mira në sport.

“Fëmijët të cilët kanë lindur më vonë, mundohen të mbajnë hapin, andaj edhe shpesh ndodhë të ftohen nga sporti”, kanë thënë hulumtuesit.