LAJMI I FUNDIT:

Felipe Luis zbulon detaje shokuese nga sjellja e Simeones me lojtarët: Ai nuk është i mirë kur vije puna te sjellja me lojtarët

Felipe Luis zbulon detaje shokuese nga sjellja e Simeones me lojtarët: Ai nuk është i mirë kur vije puna te sjellja me lojtarët

Felipe Luis ka zbuluar detajet shokuese nga sjellja që ka Diego Simeone me lojtarët e Atletico Madridit.

Ish-reprezentuesi brazilian ka punuar me argjentinasin për disa vite te Los Rojiblanoc, mirëpo duket se raportet e tyre nuk ishin edhe aq të mira.

“Ai do të kërkonte më të mirën tuaj në çdo seancë stërvitore. Ai gjithmonë kërkon më të mirën e të gjithëve, por nuk është shumë i mirë kur bëhet fjalë për trajtimin e njerëzve”, ka thënë Filipe Luis për O Jogo.


“Ai nuk e ka të lehtë të krijojë marrëdhënie me lojtarët e tij. Ai përpiqet të kuptojë karakteristikat personale të lojtarëve, por nganjëherë gëlltitet krenaria e tij”.

“Ka pasur episode të ndryshme si ato me Joao Felix dhe Luis Suarezin, i cili u zemërua pasi u zëvendësua”.

“Le të themi se ai ka marrëdhënie miqësore me disa lojtarë dhe më profesionale me të tjerë. Duket sikur ai shkon mirë me të gjithë, por ai nuk është më i miri në këtë kuptim”.

“A është Simeone i aftë të luftojë me lojtarë? Në një kuptim të caktuar po. Por, ai nuk është një nga më të mirët me të cilët kam punuar në atë kuptim [të marrëdhënieve personale]”.

“Tite është i shkëlqyeshëm në këtë. Ai sigurohet që të gjithë ndihen të rëndësishëm dhe aftësia e tij për të folur me lojtarët është e jashtëzakonshme”.

“[Simeone] beson në atë që bën. Të 11 lojtarët duhet të punojnë shumë. Ai mund të ndryshojë taktikat në gjysmën e një ndeshjeje dhe të përshtatet shumë mirë me kundërshtarin”.

“Ndonjëherë, do të kisha dashur që ne të kishim më shumë ndeshje, por çfarë mund të them? Ai është trajneri më i mirë atje për Atleticon”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori