LAJMI I FUNDIT:

Feith: Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë

Feith: Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë

Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë.

Ai thotë se shteti serb duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Kosova ështëe pavarur dhe sovrane dhe se çështja e veriut është e mbyllur.

Beogradi vazhdon të luajë me disa karta ne politikën e jashtme, duke pasur marrëdhënie të mira perëndimin si dhe me Kinën e Rusinë.


E këtë politikë të Serbisë po e kritikon ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.

Ai në një intervistë për tëvë1 thotë se ka ardhur momenti kur Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do e zgjedhë.

Sipas tij nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në rajon nëse Serbia nuk e pranon se Kosova është e pavarur dhe sovrane.

“Ka shqetësime serioze sa i përket çështjes se sigurisë në rajon, e veçanërisht ne veriun e Kosovës. Serbia akoma nuk e pranon se Kosova është një shtet i pavarur dhe se pjesa e veriut i përket vetëm Kosovës. Kjo është njëra nga arsyet kryesore që situata sigurisë vazhdon të jetë e ndjeshme në Kosovë. Të dyja vendet duhet të bëjnë më shumë për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, vetëm kështu është më i sigurt rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pra ne veçanti Serbia duhet ta ketë të qartë njëherë e mirë se cilën rrugë do e zgjedh”, ka thënë diplomati holandez për Tëvë1

Tutje Feith ka folur edhe për situatën e ndjeshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij pavarësisht se NATO po e shqyrton shtimin e trupave në Kosovë, Policia e Kosovës është forca e parë që duhet të garantoj siguri në atë pjesë vendit.

“Natyrisht që këshilli i NATO-s do ta diskutojë mundësinë që të ketë shtim të trupave në Kosovë, por unë mendoj se fillimisht Policia e Kosovës duhet të garantoj siguri në pjesën veriore të vendit dhe më pas të asistohet nga KFOR-i. Nëse rase se Policia e Kosovës është shumë e ngarkuar, atëherë normalisht që duhet te ketë më shumë mbështetje nga NATO. Nuk është aspak sinjal i mirë që në vitin 2023 jemi akoma duke folur për këto çështje të sigurisë”, ka thënë ai.

Diplomati holandez, e sheh akoma Rusinë si kërcenim për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Po, Rusisë i intereson që të ketë trazira në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsyeje është alarmuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, JensStoltenberg. Pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës askush nuk mund të ndihet i sigurt, por natyrisht që NATO është shumë e fuqishme edhe e gatshme për të reaguar nëse situata përshkallëzon. Në këtë periudhë shtetet perëndimore duhet të jenë shumë vigjilente”, është shprehur ai.

Më 24 shtator të këtij viti Policia e Kosovës u sulmua nga një formacion terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e pranon se Serbia është përgjegjëse për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kalo në kategori