Adelheid Feilcke, shefe e programit për Evropën në Deutsche Welle ka folur për zhvillimin dhe bashkëpunimin e mediave të Kosovës dhe rajonit me këtë medium publik gjerman si dhe për temën e liberalizimit të vizave, krijimin e qeverisë së re si dhe për rolin gjerman në Kosovë e Ballkan.
Feilcke, në një intervistë në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit të mediave në Kosovë e rajon më këtë medium publik.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për çmimin e karrierës për kontribut në gazetari të cilën e ka pranuar së fundi në Prishtinë.
“Për mua është një nder që unioni i gazetarëve jep atë çmim, do të thotë që gjithë ato vite që kemi qenë aktivë unë dhe Deutsche Welle si media është mirëpritur, është vlerësuar dhe unë e marrë atë çmim edhe në emrin e kolegëve që kanë punuar gjatë dekadave të kaluara në informimin nga Gjermania. Dhe së fundi edhe në emrin e partnerëve tanë të cilët kanë qenë me neve në vitet e fundit e të cilat nuk kanë qenë të lehta, gjithmonë situata ka ndryshuar, ka pasur kohë të vështira dhe ju e dini shumë mirë, krizat në të gjitha rajonet, luftërat dhe ne si Deutsche Welle jemi përpjekur në gjithë ato vite. Deutsche Welle ka filluar në vitin 1992 që të jetë sa më objektive sa më reale, transparente në informimin e së vërtetës edhe për të kontribuar në aspektin e informimit nga Evropa nga Gjermania për popullsinë e prekur nga këto konflikte”, ka thënë ajo gjatë intervistës.
Feilcke tha se është e kënaqur me bashkëpunimin që kanë me mediat në Kosovë.
“Sot unë do të them se roli ynë si Deutsche Welle në informimin e popullsisë të këtyre vendeve ka disa aspekte, njëri aspekt sigurt mbetet është ai informimit nga Gjermania nga Evropa sepse unë e di që shumë media këtu nuk e kanë mundësinë për të pasur korrespodentin e vet në Gjermani dhe Bruksel, prandaj roli i e Deutsche Welle mbetet i rëndësishëm në këtë aspekt sepse Gjermania dhe Evropa janë prezente dhe kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës dhe vendeve të rajonit. Një aspekt tjetër për mendimin tim është se ne jemi shumë të kujdesshëm në aspektin e standardeve profesioniste do të thoja se ku ka fjalë për të vlerësuar cilat janë aspektet e ndryshme për një problem ose për një zhvillime njerëzit akoma shpesh i drejtohen Deutsche Welle për të pasur perspektiva të ndryshme, në aspektin e standardeve gazetareske dhe informimit nga jashtë mbetet edhe për vitet e ardhshme”.
“Në ditën e sotme ku ka pluralizëm të mediave në fushën e Kosovës edhe në rajon, ne jemi shumë të gëzuar dhe i respektojmë shumë partnerët tanë, që marrin materialet tona dhe i publikojnë, tekstet që i botojmë ne në Deutsche Welle. Ju kontribuoni po ashtu edhe partnerët tanë në rajon, në multiplikimin e informimit, dhe një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm për partnerët tanë, është informimi rajonal, ku përkthejnë materialet tona në gjuhën tjera. Kontribuojmë në informimin rajonal”, ka pohuar ajo.
Mes tjerash, Feilcke bëri të ditur se tani do të përqendrohen që ta shtojnë bashkëpunimin e Deutsche Welle në shqip me media e platforma online, duke përmendur bashkëpunimin e frytshëm me Telegrafin.
“Kur kemi filluar në vitin 1992 në Deutsche Welle ku kemi raportuar përmes valëve të radios, sot jemi në shekullin në XXI, ne jemi shumë duke përmirësuar dhe duke gjetur mënyra të informimit online dhe për rrjetet sociale. Në gjuhën shqipe jemi në Facebook, por shpresojmë se do të shtojmë edhe mediat tjera, platforma sociale sepse edhe ne e dimë se veçanërisht rinia më nuk është para ekranit televiziv por më shumë informohet përmes smartphonit”, theksoi ajo.
Sipas saj, Gjermania do të mbetet aleat i Kosovës.
“Gjermania do të mbetet partner, mik dhe aleat besnik i Kosovës në aspektin politik, aspektin ekonomik dhe në aspektin e zhvillimit shoqëror”, tha Feilcke.
Ajo ka thënë se të gjitha forcat politike në Gjermani janë të njëjtën frymë dhe në të njëjtën politikë në lidhje me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025